”Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.
Raiffeisen Bank risi në pagesat digjitale
Në emisionin “Pro Business” në TV Klan u diskutua risia e Raiffeisen Bank në pagesat digjitale. Raiffeisen Bank, një nga tre bankat lider në treg me një histori mbi 20-vjeçare, ofron shumë risi dhe zgjidhje për bizneset e vogla dhe të mesme. Digjitalizimi i biznesit mbetet një sfidë, por bizneset nuk duhet të ngurojnë të përqafojnë këto risi digjitale dhe ta shohin bankën si një partner të besuar për të zhvilluar më tej biznesin e tyre. Tregu shqiptar ka treguar një qasje të qëndrueshme kundrejt adoptimit të pagesave dixhitale. Bizneset gjithnjë e më shumë po e kuptojnë se të pasurit një POS nuk do të thotë thjesht një opsion shtesë ose një luks, por është një domosdoshmëri e nevojshme. Qasja e bizneseve ka ndryshuar shumë gjithmonë për mirë dhe ato po e përqafojnë gjithnjë e më shumë. Nëse deri para dy vitesh produkti POS ka qenë një produkt “push”, tani është bërë “pull”. Janë vetë bizneset që vijnë në bankë dhe e kërkojnë këtë lloj opsioni. Çdo opsion, çdo investim në teknologji dhe opsion në pagesa elektronike do të sjellë në mënyrë të menjëhershme reduktimin e keshit në treg. Reduktimi i cash-it dhe përdorimi i POS-ve është ulje e kostos financiare, e kostos së menaxhimit dhe e riskut për biznesin. Përmes menaxhimit të kësaj paraje kesh, rritet shpejtësia me të cilën kryhet procesi i shitjes dhe kryhen më shumë shitje. Gjithashtu, rritet dhe kënaqësia e klientit.
Raiffeisen Bank revolucionarizon shërbimet për SME
Në pjesën e dytë të emisionit “Pro Business” në TV Klan, u prezantua fokusi i ri i Raiffeisen Bank në mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.
Sfidat e kapitujve bujqësorë, rrugëtimi drejt BE
Në pjesën e tretë të emisionit “Pro Business” ishte i ftuar Z.Fatbardh Sallaku, Prof. Dr. Rektor në e Universitetit Bujqësor të Tiranës ku u dikskuatuan cështjet më të fundit nga auditoret e këtij universiteti e deri tek implementimi I politikave për zhvillimin e bujqësisë. Sipas Sallakut, UBT-ja është në një proces reformimi total, i njohur si “Reforma 2030”, e fokusuar në ristrukturimin e ofertës akademike, kërkimit shkencor dhe transferimit të teknologjisë. Reforma synon të përafrojë universitetin me modelet më të avancuara të Bashkimit Europian, si ai i Boku-së së Vjenës. Qëllimi përfundimtar është të ofrohet një arsim i barabartë me atë europian, duke u siguruar që profesionistët e ardhshëm, si veterinerët e diplomuar në vitin 2030, të jenë të certifikuar për të punuar dhe vlerësuar produktet në tregjet e BE-së.
/tvklan.al












Botërori 2026 