” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.
Influencerët dhe marketuesit online, tani nën sytë e tatimit
Të ardhurat e konsiderueshme dhe të patatuara të influencerëve dhe marketuesve online në bankat shqiptare kanë nxitur ndërhyrje të shpejtë tatimore. Në një intervistë në emisionin “Pro Business”, ekspertët sqaruan detyrimet e reja të paluajtshme për këtë sektor në rritje. Gjatë vitit 2024, Administrata Tatimore identifikoi flukse financiare hyrëse të pamatura prej rreth 33 milionë euro nga marketuesit online, të cilat nuk ishin të deklaruara.
Detyrimet vjetore për marketuesit online nga 1,700 – 1,800€
Në emisionin “Pro Business” në TV Klan, audituesi ligjor, Avni Tobli, sqaroi në detaje ndryshimet e reja që sjell Ligji nr. 79/2025, i cili rregullon zyrtarisht aktivitetin e influencerëve, blogerëve dhe marketuesve online në Shqipëri. Ndryshimi kryesor që sjell ligji është detyrimi për të gjithë individët që gjenerojnë të ardhura përmes platformave online (si Instagram, TikTok, YouTube, etj.) ose nëpërmjet marketingu online për t’u regjistruar dhe për të pasur një Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT). Kjo do të thotë që ata duhet të ekspozojnë publikisht këtë numër dhe të dhënat e tyre biznesore, njësoj si çdo biznes tjetër.
Rregullat e reja dhe detyrimet ligjore per marketuesit online
Sipas rregullave të reja në Shqipëri, çdo person që gjeneron të ardhura përmes platformave online, si blogerët dhe influencerët, konsiderohet tani subjekt tregtar dhe i detyruar të formalizojë aktivitetin e tij. Ata duhet të shënojnë në faqet e tyre të dhëna identifikuese si NIPT-in dhe adresën, ndryshe rrezikojnë paralizimin e faqes pas një paralajmërimi 15-ditor nga Administrata Tatimore. Qëllimi i këtyre ndryshimeve ligjore është formalizimi dhe barazia fiskale në treg, jo ndëshkimi.
/tvklan.al












Botërori 2026 