” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.

Shqipëria thesari i fshehur i nomadëve dixhitalë

Në emisionin “Pro Business” në TV Klan, u prezantua një pasqyrim i gjallë i fenomenit të nomadëve dixhitalë në Shqipëri, përmes historisë personale të Domenico Pintos dhe analizës së Skerdi Sinos nga “Shoqata e Nomadëve Dixhitalë”.

Domenico Pinto, konsulent italian dhe futurist i punës, tregoi se si Shqipëria u bë shtëpia e tij:

“Nga momenti kur zbrita në Tiranë, ndjeva një lidhje të menjëhershme. Tashmë kam staf dhe po hap biznes këtu. Shqipëria është e ardhmja ime.”


Për Domenico, avantazhet kryesore janë: Kosto konkurruese e jetesës, taksa të favorshme, kultura mikpritëse, komunitet ndërkombëtar në rritje.

“Kemi disa mijë nomadë të regjistruar, kryesisht nën 35 vjeç. 46% janë amerikanë, por sfidat mbeten: Burokracia e vizave (proces i ndërlikuar për të qëndruar afatgjatë) , mungesa e pagesave online dhe nfrastruktura e dobët teknologjike”, theksoi problematikat Skerdi Sino.

Por, përballë gazetares Oljana Maloku ai tregoi se cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë. Ai tha se do të ketë një rritje të të ardhurave nga qiratë, por nuk la pas promovimin falas si dhe shkëmbimet kulturore e profesionale mes individëve e shteteve.

Ndërsa, Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë nomadë, Sino vëren me shqetësim se jemi marketuar si destinacion pushimesh, por jo si vend pune. Ai thotë se duhen viza të dedikuar për nomadët, përmirësime në infrastrukturën digjitale dhe më shumë bashkëpunim me bizneset lokale.

Historia e Domenicos dhe të dhënat e Sinos tregojnë një potencial të madh, ku Tirana po bëhet qendër rajonale për profesionistët e largët. Emigrantët po kthehen me përvojë ndërkombëtare, start-up-et e huaja po krijojnë vende pune për vendasit.

Horizontet e reja të Punësimit


Në emisionin “Pro Business” në TV Klan , Gertiola Çepani, drejtore e shërbimit të tregut të punës në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), ka folur për gjendjen aktuale të punësimit dhe të papunësisë në Shqipëri. Në fjalën e saj Çepani theksi iniciativat e fundit të qeverisë për të përmirësuar tregun e punës:


“Kemi investuar në shërbime cilësore online, ku edhe punëdhënësit dhe punëkërkuesit mund të ndërveprojnë pa pengesa. Një risi e madhe është mundësia që punëkërkuesit të krijojnë CV-në e tyre direkt në platformën tonë.”


Janë 5.900 vende pune të hapura dhe 70 mijë punëkërkues në AKPA.
“Aktualisht, portali ynë liston mbi 5.900 vende pune në sektorë si: hoteleri dhe ushqimi, IT dhe komunikimi, tregti, ndërtimi dhe industria. Në databazën tonë janë 70 mijë punëkërkues të regjistruar.”


Një nga programet më të suksesshme të AKPA-së, në bashkëpunim me BE-në:
“Të rinjtë (15-29 vjeç) që regjistrohen në Zyrat e Punës marrin një ofertë pune brenda 4 muajsh. Deri tani, 900 të rinj kanë përfituar nga kjo skemë.”


Sipas Çepanit Paga në Shqipëri: Deri në 6.000 Euro në IT dhe ndërtim.
“20% e punonjësve me përvojë në IT dhe Ndërtim marrin nga 1.000 deri në 6.000 euro.”
Me fillimin e sezonit, kërkesa për punë në turizëm është në rritje:
“Hoteleritë po ofrojnë mijëra vende, veçanërisht për ata me përvojë. Ndërtimi dhe teknologjia janë gjithashtu në kërkim të lartë të fuqisë punëtore.”
500 emigrantë të rikthyer në 2024 dhe ky konsiderohet një aset i ri.
“Rreth 500 emigrantë janë rikthyer dhe punësuar këtë vit. Ata sjellin përvojë të vlerësuar nga punëdhënësit.”