Përveç krizës së dëmtimeve dhe synimit për t’u ngjitur në klasifikim pas pauzës, Juventus ka edhe një emergjencë që lidhet me portën.
Klubi u detyrua të kthehet në merkato pas lëndimit të rëndë të Grabara-s, i cili pësoi një dëmtim në ligamente dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Drejtuesit bardhezi janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues për Vicario-n. Në listë ka përfunduar Neto.
Portieri 37-vjeçar brazilian, i cili ka mbrojtur më parë ngjyrat e Juventusit në periudhën 2015-2017 si zëvendës i Buffon, është pa kontratë pas përvojës te Botafogo. Ai i ka dhënë miratimin për rikthimin në Torino, një operacion që nuk do të ketë kosto kartoni për klubin italian.
Bisedimet e orëve të fundit konfirmojnë se marrëveshja është drejt finalizimit dhe lojtari pritet të zbarkojë së shpejti në “Continassa” për të firmosur deri në fund të sezonit. Objektivi i trajnerit Spalletti është ta ketë portierin e ri në dispozicion që për sfidën e radhës ndaj Cagliari-t pas pushimit të kampionatit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
