Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në procesin e numërimit të votave, të paktën deri në orët e para të mëngjesit.

Gazetarja Dorina Muhaj raporton se problemi “buronte” nga Bashkia e Dropullit, nga ku numëruesit e një prej subjekteve politike nuk pranonin të numëronin votat deri në orën 01:30 të mëngjesit. Kjo më pas ka sjellë ndryshmin e numëruesve dhe të komisionerëve për të vijuar normalisht me procesin e numërimit.

Kryesuese në këtë qark është Partia Socialiste me 129.852 vota të numëruara dhe e dyta vjen Partia Demokratike me 85.456 vota. Në total deri më tani janë numëruar 997 kuti nga 5245 që janë gjithsej në këtë qark. Procesi i votimit aktualisht ka ndaluar për të rinisur rreth orës 10:30.

Sakaq, në Libohovë dhe Këlcyrë procesi i votimit ka përfunduar, me të dyja bashkitë ku kryeson Partia Socialiste.

Në Libohovë PD ka marrë 768 vota, ndërsa PS 1230 vota. Në Këlcyrë, PD ka marrë 968 vota dhe PS 1702 vota.

Për të gjitha zhvillimet nga dita e zgjedhjeve dhe tashmë maratona e numërimit Tvklan.al po ju shoqëron me raportime live për të gjitha të rejat e fundit.  

Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes dhe numërimit të votimit çdo orë dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.

/tvklan.al