Moti i keq me rrebeshe të forta shiu dhe stuhi përfshiu pasditen e së martës qytetin e Beratit dhe të Elbasanit. I favorizuar edhe nga era e fortë, në Berat shiu përmbyti rrugët kryesore dhe lagjet e qytetit.

Lëvizja e automjeteve thuajse u paralizua, po vështirësi hasën edhe këmbësorët që kalonin në rrugë. Stuhia e fortë ka lënë pa energji elektrike të gjithë qarkun e Beratit për rreth 2 orë.

Shumë nga bizneset u detyruan të mbyllin qepenat për shkak të nivelit të ujit. Stuhia e fortë dhe rrebeshi i shiut krijuan probleme edhe në qytetin e Elbasanit. Shumë nga rrugët kryesore u përmbytën.

Për shkak të motit të keq u shty me 30 minuta ndeshja e vlefshme për kualifikueset e europianit, ajo mes femrave të Shqipërisë dhe Finlandës.

Tv Klan