Qytetarët qëndrojnë në radhë për orë të tëra

Shpërndarja e ndihmave në Durrës për familjet e prekura nga tërmeti po shoqërohet me probleme. Janë të shumtë qytetarët që thonë se qëndrojnë në radhë me orë të tëra, për të marrë ndihmat e nevojshme.

Në pritje e sipër, nuk mungon as tensioni mes banorëve dhe punonjësve të policisë, të angazhuar për të ruajtur ambientet ku bëhet shpërndarja e ndihmave.

Pavarësisht se janë të pajisur me vërtetim, apo i është caktuar një orar, qytetarët thonë se e kanë të pamundur të depërtojnë mes turmës.

Probleme janë krijuar në 3 pikat e shpërndarjes së ndihmave, siç është pallati i sportit “Ramadan Njala”, Stadiumi “Niko Dova” dhe gjimnazi “Leonik Thomeo”.

Autoritetet thonë se problemet vijnë për shkak të dyndjes së banorëve dhe mungesës së dokumentacionit të familjeve që paraqiten.

Tv Klan