Këshilli i Ministrave ka vendosur që të financojë më shumë programet pas mësimit me një dyfishim të fondeve.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja Mirela Kumbaro pas mbledhjes, ku njëherësh theksoi se do të zgjerohet edhe lista e mësuesve.

Kumbaro tha se janë të ftuar në programet jashtë shkollës të marrin pjesë edhe artistë apo artizanë në qytete të ndryshme, që t’u mësojnë më shumë fëmijëve, përtej orëve të zakonshme.

Klan News

/tvklan.al