Në një kohë kur trashëgimia kulturore veç vlerës historike dhe kulturore që mbartin, po kthehen në një pikë të rëndësishme për sektorin e turizmit, lipset që në këtë sektor të ketë investime dhe plane menaxhime koherente me atë që po përballet sot kultura.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shpalosi projektet e menaxhimit për qytete me rëndësi kulurore si Gjirokastra dhe Durrësi.

Prioritet është edhe Biblioteka Kombëtare, që sot vuan për hapësira. Një bibliotekë e re do të ngrihet pranë Gradës, ndërsa në godinën ekzistuese synohet të ketë një qasje më shumë muzeale.

Përpara komisionit, ministri Gonxhja foli edhe për një sërë projektesh të reja restuarimi të miratuara që do të nisin në një serë monumentesh në vend.

Tv Klan