Prokuroria e Përgjithshme është shprehur kundër formulës së re të pagave për magjistratët që u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe Ligjeve dhe të enjten do të votohet në Parlament.
Përmes një shkrese zyrtare, Prokuroria thotë se projektligji në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të.
“Projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”, përfundon reagimin Prokuroria e Përgjithshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
