Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “kryerja e veprimeve arbitrare” për plagosjen në sy të protestuesit Erion Vishkulli.

Më herët ka njoftuar nisjen e hetimeve për rrethanat e ngjarjes edhe Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit.

28 vjeçari Erion Vishkulli mori dëmtime në sy si pasojë e një plumbi gome që e goditi në sy.

Pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në urgjencën e spitalit të Traumës ditën e shtunë, 28 vjeçari u nis në Itali të dielën për një trajtim më të specializuar.

/tvklan.al