10 vite burg ka kërkuar Prokuroria holandeze për shqiptarin Thanas Bako, i arrestuar disa kohë më parë në Athinë me dyshimet se kishte rol të rëndësishëm në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Hetuesit holandeze e konsiderojnë atë si njëriun i cili mblidhte paratë që krijoheshin nga aktiviteti i trafikut të drogës në dy zona të ndryshme atje.

Sipas raportimit të mediave holandeze, gjatë procesit gjyqësor, Bako, i cili rezulton të jetë me origjinë nga Saranda, ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se nuk ka shkelur ligjin.

Ndryshe thonë hetuesit të cilët pretendojnë se gjatë viteve 2020 deri në Mars 2021, me anë të disa korrierëve ai ka lëvizur miliarda Euro. Ai udhëzonte korrierët që të mblidhnin paratë dhe t’ja dorëzonin atij. 

Në fund të vitit të kaluar, Greqia dhe Prokuroria holandeze panë mundësinë e marrëveshjeve paraprake për një dënim të mundshëm, por kjo nuk pati sukses dhe çështja ndaj tij po gjykohet në themel. Ndërkohë shumë bashkëpunëtor të tij janë dënuar në fillim të këtij viti.

Tv Klan