Një tifoz turk e konsideroi momentin ideal takimin hapës të Euro 2020 për t’i propozuar të dashurës për martesë

Edhe pse Turqia u mund në takimin hapës të EURO 2020 kundër Italisë, përsëri kjo ndeshje do të jetë e paharrueshme për një tifoz turk.

Nga shkallët e stadiumit, ai i propozoi të dashurës për martesë.

Përgjigja ishte “po” dhe çifti tani është gati për një rrugëtim të ri në jetën e tyre.

 I riu me fanellën e gjysmëhënave u ul në gjunjë dhe i nxori unazën partneres së tij. Kjo e fundit e emocionuar i zgjati gishtin.

Veprimi mori vëmendjen e shumë të pranishmëve në shkallët e stadiumit, të cilët gjithashtu u duartrokitën.

Një gjë është e sigurt, pas propozimit, zor se çiftit të ri turk i ka ardhur mërzi për humbjen, ose mbase fare pak.

Klan News