Ndërmjetësuesit pakistanezë presin një propozim të rishikuar paqeje nga Irani pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë një version të mëparshëm, me burime që thonë se një përgjigje mund të vijë deri të premten, raporton CNN.
Trump tha se askush nuk e di statusin e bisedimeve me Iranin përveç tij dhe disa personave të tjerë, duke sugjeruar se negociatat po përparojnë pavarësisht nga ajo që në publik duket si ngecje, edhe pse ai pranoi pasigurinë mbi udhëheqjen e Iranit.
“Askush nuk e di se çfarë janë bisedimet përveç meje dhe disa personave të tjerë. Ata duan me gjithë shpirt të bëjnë një marrëveshje , por kemi një problem sepse askush nuk e di me siguri se kush janë udhëheqësit”, tha Trump.
Presidenti shtoi se negociatat po zhvilloheshin “telefonikisht” dhe se përgjigjja e tij ndaj çdo propozimi nga Irani do të varet nga sa larg do të shkojë në kufizimin e programit të tij bërthamor.
Propozimi i refuzuar më parë i Iranit bënte thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit së pari dhe trajtimin e çështjeve bërthamore më vonë.
Ndërkohë, këto paqëndrueshmëri kanë refelktuar në tregjet e ekonomisë, pasi nafta pësoi një tjetër rritje.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent për korrik u rritën me 1.04 dollarë, ose 0.94%, në 111.44 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane ishte rritur me 41 cent, ose 0.39%, në 105.48 dollarë për fuçi.
Të dy indekset kanë shënuar rritje gjatë katër muajve radhazi, me kontratën e qershorit të Brent, e cila skadoi të enjten, duke arritur në 126.41 dollarë për fuçi, më e larta që nga marsi 2022.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
