Gjykata e Tiranës liroi nga qelia dy qytetarët e arrestuar pas protestës së mbajtur në 23 korrik përballë kuvendit.

Orio Peçi dhe Artemisa Islamaj do të hetohen në masën e sigurimit “Ndalim për të dalë jashtë vendit” pa lejen e gjykatës.

Ata janë në hetim për 5 akuza, mes të cilave goditja e punonjësit të policisë dhe pengimi i qarkullimit.

/tvklan.al