Si në çdo protestë, Ambasada Amerikane edhe për tubimin e pasdites, të thirrur nga opozita, ka paralajmëruar qytetarët e saj të bëjnë kujdes dhe të shmangin rrugët ku do të mblidhen protestuesit.

njoftimin e saj, selia diplomatike amerikane këshillon shtetasit e saj që janë në Tiranë të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 Tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Tv Klan