7 persona janë proceduar penalisht nga policia për protestën e së premtes, të thirrur nga Partia Demokratike, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas uniformave blu, këta persona kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotov në drejtim të punonjësve të policisë, 3 prej të cilëve pësuan dëmtime.

Mes të proceduarve mësohet se është edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në cilësinë e organizatorit.

Krahas procedimeve, policia thotë se sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Tv Klan

/tvklan.al