Sot më 17 prill në orën 19:00 do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike.

Në terren është vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Gazetari Besar Bajraktaraj raporton për Klan News se Hita është në terren, në zbatim të planit të masave.

Partia Demokratike ka marrë leje për protestën nga ora 19:00 deri në 22:00.

Një numër i madh efektivësh janë po ashtu në terren, që po mbrojnë Kryeministrinë. Gjatë tubimit të opozitës, janë në total të angazhuar afër 1500 policë. Është bllokuar pjesësisht Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Me nisjen e protestës, të gjitha akset afër Kryeministrisë do të bllokohen. Nëse protesta ‘shpërndahet’ dhe në institucione të tjera, edhe ato rrugë pritet që të bllokohen.

/tvklan.al