Rritja shumë e lartë dhe me ritme të shpejta e çmimeve të qirave dhe shitjes së apartamenteve ka ngritur në protestë mijëra qytetarë në më shumë se 50 qytete të Spanjës.
Zemërimi popullor u shpërthye veçanërisht pas dëbimit të një 87-vjeçareje nga shtëpia e saj në Madrid, pasi një fond investimesh i kërkoi rritjen e qirasë me 275%.
Si përgjigje ndaj protestave, qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez propozoi dekrete emergjente për zgjatjen automatike të kontratave dhe ndalimin e dëbimeve të kategorive të ndjeshme. Megjithatë, masat u rrëzuan në parlament nga vota kundër e separatistëve katalanas.
Në dekadën e fundit, çmimet e qirave në vend pothuajse janë dyfishuar, ndërsa ato të blerjes së banesave janë rritur me rreth 90%.
Kjo humbje politike ka goditur rëndë qeverinë e pakicës së Sánchez-it. Opozita konservatore i kërkoi menjëherë kryeministrit të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke deklaruar se shefi i qeverisë nuk gëzon më as mbështetjen e parlamentit dhe as atë të rrugës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 