Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 shtetas sot më 20 nëntor për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Njëkohësisht, gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur edhe 29 masa administrative ndaj personave që kanë kryer kundërvajtje, në zbatim të Aktit Normativ.

Sipas njoftimit të policisë, procedimet penale janë kryer në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të zhvilluara nga shërbimet e Policisë së Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prej më shumë se 170 ditësh, qytetarë dhe mbështetës të opozitës vijojnë protestat në Tiranë kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e saj dhe duke denoncuar atë që e konsiderojnë keqqeverisje dhe korrupsion.

Tubimet janë shoqëruar herë pas here me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë veprime të paligjshme.

/tvklan.al