19 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për shkak të sulmit ndaj deputetëve të Kuvendit dhe dëmtimit të një automjeti të uniformave blu paraditen e së enjtes para Kuvendit. Mes të arrestuarve është edhe një 35-vjeçar, i cili goditi një gazetar gjatë raportimit.
Ndërkohë, u proceduan penalisht 12 persona të tjerë, ndërsa 6 protestues ende nuk janë identifikuar.
Për reagimin e policisë në protestë, nga Elbasani ku inspektoi përfundimin e punimeve në godinën e drejtorisë vendore, ministri Besfort Lamallari tha se ndërhyrja është bërë konform ligjit.
Të njëjtin qëndrim pati edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, sipas të cilit reagimi i uniformave blu ishte në proporcion me situatën.
Gjatë tubimit u lënduan 15 efektivë policie.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 