Para protestës së paralajmëruar te Kuvendi, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka komentuar sjelljen e policisë.

Teksa foli pas mbledhjes së qeverisë për miratimin e paketës së mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurve, Lamallari tha se të intimidosh deputetët e Parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se për këtë vit buxheti i institucionit që ai drejton ka arritur në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa deri në vitin 2030 do të arrijë në 5%, në kuadër të objektivave të vendosura për të gjitha vendet e NATO-s.

Sipas tij, Shqipëria pritet të zyrtarizojë javën e ardhshme angazhimin e saj në Forcën Ndërkombëtare në Gaza, duke dërguar oficerë mbështetës.

Klan News

/tvklan.al