Qindra protestues, mes të cilëve aktorë të njohur të Holivudit dhe politikanë lokalë të krahasit të majtë, u mblodhën të enjten pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, për të kërkuar arrestimin e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por, dhjetëra prej tyre përfunduan në pranga pasi Departamenti i Policisë së Nju-Jorkut (NYPD) ndërhyri për të liruar Bulevardin e Parë (First Avenue), pak përpara se Netanyahu të mbante fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, bëjnë të ditur burime nga organet e rendit.

Mes të arrestuarve ishte fituesja e çmimit Oscar, Susan Sarandon, si dhe aktoret e njohura Cynthia Nixon dhe Hannah Einbinder (ylla e serialit “Hacks” në HBO). Sarandon ka qenë mjaft aktive në tubimet pro-palestineze, ndërsa Einbinder kishte bërë thirrje për “Palestinë të Lirë” edhe gjatë fjalimit të saj në ndarjen e çmimeve Emmy.

Gjithashtu, në pranga ra edhe kandidatja për Kongres nga radhët e Socialistëve Demokratë të Amerikës (DSA), Darializa Avila-Chevalier, e cila u parakalua drejt autobusit të policisë duke buzëqeshur dhe duke thirrur “Free Palestine”.

Protesta nisi rreth mesditës, ku grupe socialiste iu bashkuan organizatës “Jewish Voice for Peace” për të bllokuar trafikun. Demonstruesit bënin thirrje kundër luftës së Netanyahut në Rripin e Gazës dhe konfliktit në rajon, duke lëshuar thirrje si “Mjaft armatosët Izraelin!” dhe “Lini Iranin të jetojë!”.

Në turmë u panë edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut si Tiffany Cabán, Chi Ossé, Sandy Nurse dhe Shahana Hanif, si dhe deputetja e Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut, Emily Gallagher.

Kryeministri izraelit përballet me akuzat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ka lëshuar një fletë-arresti ndaj tij për krime kundër njerëzimit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk e njohin juridiksionin e GJPN-së, duke i mundësuar Netanyahut pjesëmarrjen dhe fjalën e tij përkrah udhëheqësve të tjerë botërorë në OKB.