Protestat kundër projektit turistik në Zvërnec kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, pasi shumë nga mediat më të njohura ndërkombëtare kanë raportuar ngjarjen.
The New York Times ishte ndër mediat që e trajtoi protestën si pjesë të një pakënaqësie më të gjerë politike dhe sociale në Shqipëri. Sipas gazetës amerikane, debati për projektet në Zvërnec dhe Sazan ka tejkaluar çështjet mjedisore, duke u kthyer në një simbol të kundërshtive ndaj qeverisë dhe mënyrës së menaxhimit të investimeve strategjike.
Edhe Al Jazeera i ka kushtuar një artikull Zvërnecit duke e cilësuar si një protestë të madhe dhe popullore, e cila ka shkuar përtej çështjes së mjedisit.
Reuters publikoi pamje nga protesta, duke raportuar për marshimet e mijëra qytetarëve në Tiranë kundër resortit të planifikuar në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Në artikullin e publikuar përmendeshin edhe disa pankarta që qytetarët mbanin në duar, si slogani “Shqipëria nuk është në shitje.” Gjithashtu, Reuters i dha zë edhe incidenteve të ndodhura në zonën e Nartës dhe Zvërnecit.
Nga ana tjetër, Euronews përmendi disa organizata mjedisore të cilat kanë paralajmëruar se projekti mund të rrezikojë biodiversitetin e zonës dhe të ndikojë në korridoret e migrimit të shpendëve.
Jehonë pati edhe në FOX News, e cila theksoi se projekti është përballur me kundërshtime të forta nga ambientalistët dhe banorët lokalë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 