Mijëra qytetarë kanë protestuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. Nuk kanë munguar as përfaqësues politikë e partiakë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani.
Organizatori i protestës, Ismail Tasholli, ka thënë se kur vjen fjala për UÇK-në, të gjithë janë bashkë. Sipas tij, drejtësia nuk duhet të jetë selektive.
Ish-luftëtari i UÇK-së tha se zemra e Kosovës po rreh në Hagë, në një proces që është tejzgjatur. Ajo ka thënë se si sot kurrë më të bashkuar e më të zëshme nuk e ka parë Kosovën. E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi, këtë ditë e ka konsideruar si të shenjtë për popullin e Kosovës.
“Sot është ditë krenarie, por edhe përkujtim për të gjithë ata që u flijuan për popullin. Kjo nuk erdhi vetvetiu, por me sakrificë. Ne flasim për drejtësi dhe krimet që kreu Serbia në Kosovë. Nëse doni të dini se çfarë e bashkon popullin shqiptar, është liria”.
Lirim Haziri, i biri i Xhavit Hazirit, bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i zhdukur që nga viti 1998, ka thënë se 17 shkurti nuk është vetëm festë, por është betim që nuk duhet lejuar të përbaltet. Ish-krerët e UÇK-së janë duke u përballur me akuza për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 