Rita Ora i ka lënë pak imagjinatës me foton e publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram.

Krejtësisht nudo, veshur vetëm një palë doreza lëkure të kuqe, të cilat i shtojnë dozat e trasgresivitetit, me duart që kanë mbuluar në mënyrë modeste pjesët intime, rita kishte qëllim promovimin e këngës së saj më të re “let you love me”.

Fansat e kanë quajtur perëndeshë, me linja perfekte duke i dhënë notën 10. Por ka edhe të tjerë që e kanë komentuar të tepruar foton, pasi sipas tyre ajo nuk ka nevojë të heqë rrobat për tu dukur e bukur.

Megjithatë rita ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e publikut dhe  fotot nudo apo toples kanë qenë gjithmonë pjesë e karrierës së saj muzikore.

Këngëtarja po përgatitet për albumin e saj të dytë të titulluar “Phoenix”, pas një ndërprerje 6-vjeçare.

Tv Klan