Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të pasur një mocion me debat mbi programin e qeverisë. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kjo kërkesë e tyre të përfshihet për shqyrtim në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Po ashtu, ka kërkuar të thirret Këshilli i Legjislacionit për kërkesën tjetër: shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Nga ana tjetër, PS ka propozuar që krerët e institucioneve të drejtësisë, që kanë për të bërë raportimin vjetor, përveç Komisionit të Ligjeve, të raportojnë edhe te komisioni që drejton Fatmir Xhafaj, pra të kalojnë në dy komisione.

Ky propozim është kundërshtuar nga demokratët, të cilët thonë se kjo është në shkelje të Rregullores.

Tv Klan

/tvklan.al