Partia Socialiste e Shqipërisë festoi në seli 33-vjetorin e themelimit të saj, e cila që prej vitit 2005 drejtohet nga Edi Rama.

Figura të shquara, ish-deputetët apo edhe funksionarë të lartë, ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Gjatë eventit kryeministri Edi Rama nuk mbajti një fjalim, teksa të pranishmit i përshëndeti sekretari i partisë Blendi Klosi.

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS: Partia Socialiste vjen e fortë, e përgatitiur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale. Pranadaj shumë faleminderit të gjithë juve.

Pjesën më te madhe të kohës, kryesocialisti e kaloi duke përshëndetur të pranishmit, ndërsa nuk kurseu dashamirësinë ndaj figurave te vjetra të partisë së tij.

Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi për Klan News bëri një vlerësim të lidershipit të partisë, ku prej vitesh kontribuoi në mënyre aktive.

Gramoz Ruçi, ish-kryetar i Kuvendit: Lidershipi i Partisë Socialiste ka merita të veçanta për vizionin që ka. Ka merita të veçanta për ambicien që ka për të bërë gjëra dhe për të lënë gjëra. Dhe është për ta vlerësuar për energjitë, për të qenë i pari që ngrihet dhe i fundit që lë zyrën dhe punën për të pushuar.   

Musa Ulqini, një figurë e vjetër e socialistëve, vlerësoi kontributin që PS ka dhënë në zhvillimin e vendit.

Mulsi Ulqini, figurë e shquar e PS: Në dy çështje Partia Socialiste ka shkëlqyer gjithmonë në raportin e saj me Shqipërinë, me atdheun, me kombin dhe në raportin e saj me progresin. Këto dy gjër më bëjnë krenar që jam pjesë e kësaj force politike.  

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi bëri një pasqyrim te realitetit aktual të partisë, ku sfidë kryesore momentalisht konsideroi fitimin e një mandati të katërt.

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS: Nga pikëpamja elektorale fitorja e mandatit të katërt. Nga pikëpamja organizative hapja e partisë, mos ngelja në statuko, mos vetëkënaqja nga rezultatet fituese dhe mbas çdo procesi zgjedhor tub kuptoj se çfarë nuk shkoi mirë edhe pse rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme.  

Gjatë këtyre 33 viteve të krijimit të saj PS ka pasur ndryshime në strukturat e saj, e teksa që prej vitit 2013 ajo është një parti qeverisëse me në krye Edi Ramën.

Klan News