Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast socialistët kanë organizuar një festë të madhe në Sheshin ‘Italia’ në Tiranë, e cila do të nisë në orën 17:00.

Me këtë rast, në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të familjes socialiste, duke garantuar vendosmërinë e tij për ta çuar vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, mbyll Rama mesazhin e tij.

Takimi i sotëm përmbyll turin e takimeve festive me rastin e themelimit të PS-së të mbajtura në të gjitha qytetet kryesore.

Tv Klan

/tvklan.al