Nisur nga tensionet dhe përplasjet që shoqëruan seancën plenare të paradites së kësaj të enjteje, grupi i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës në Kuvend për të përjashtuar nga punimet e parlamentit dhe seancat plenare 20 deputetë të Partisë Demokratike.
14 socialistët firmëtarë kërkojnë përjashtimin me 2 muaj nga punimet e Kuvendit për deputetët demokratë: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi.
Ndërsa për 14 deputetët e tjerë: Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi, kërkohet përjashtimi me 10 ditë.
Por kreu i grupit kuvendor demokrat, Gazment Bardhi, e cilësoi përjashtimin e 20 deputetëve demokratë si një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të mbytur zërin e opozitës.
“Kuvendi,” tha ai, “nuk është pronë e pushtetit dhe deputetët e opozitës janë aty me mandatin e qytetarëve, jo me lejen e qeverisë.”
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
