Dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë gjetur dakordësinë e parë të rëndësishme në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen që pritet të zhvillohet të martën, komisioni do të shqyrtojë projektligjin e dakordësuar “Për Financimin e Partive Politike”. Ai synon të rregullojë kushtet e financimit, transparencën dhe kontrollin e të ardhurave e shpenzimeve të subjekteve politike jashtë fushatave elektorale, ndërsa për këtë pjesë përcaktimet janë në Kodin Zgjedhor.
Projektligji propozon rregulla strikte për burimet e lejuara dhe të ndaluara të financimit, si dhe një formulë të re për shpërndarjen e fondeve publike. Në bazë të ligjit të ri, burimet financiare dhe materiale të partive politike do të kufizohen në pesë kategori kryesore:
Ligji përcakton edhe rastet kur partitë nuk mund të marrin të ardhura, siç janë institucionet qeveritare ose joqeveritare të huaja, persona juridikë dhe fizikë të huaj. Ndalohet marrja e parave nga dhurues anonimë. Nuk do të lejohet gjithashtu marrja e fondeve nga investitorët strategjikë, subjektet që ushtrojnë veprimtari në lojërat e fatit, kazinotë dhe fushën e kriptomonedhave.
Entet dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, si dhe personat juridikë që kanë kontrata koncesioni, PPP ose kontrata publike, nuk mund të financojnë parti politike deri në tre vite pas përfundimit të kontratës. Ligji ndalon marrjen e parave nga OJF-të, organizatat fetare, por edhe nga persona të dënuar për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar, trafikim narkotikësh ose krime zgjedhore.
Ligji vendos që kontributet mbi 50 mijë lekë të kryhen vetëm përmes bankës, ndërsa do të ketë një tavan prej 200 mijë lekësh në vit për dhurimet nga qytetarët. Në rast të shkeljeve, nëse dhuruesi nuk dihet apo nuk është i përcaktuar qartë, paratë i kalojnë KQZ-së. Nëse një parti politike nuk dorëzon për dy vite me radhë raportin vjetor, përjashtohet nga e drejta për të garuar në zgjedhje.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 