Ndonëse janë ulur në tryezën e reformës territoriale, demokratët nuk fshehin skepticizmin për produktin final, sidomos kur flasin për numrin e bashkive që pritet të dalë nga harta e re territoriale. Pjesë e debatit ishte edhe afati për mbylljen e reformës brenda muajit korrik.

Pas mosdakordësive dhe një pauze të mbledhjes, palët ranë dakord që të zhvillohen dëgjesa në 12 qarqet e vendit me grupet e interesit dhe krerët e bashkive, si dhe të takohen me ekspertë ndërkombëtarë.

Në planin e punës është parashikuar edhe një sondazh publik, përpara se të prezantohen variantet e ndarjes së re territoriale-administrative.

Tv Klan

/tvklan.al