Elisa Spiropali nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure deputetët votuan pro përjashtimit të ish kryetares së kuvendit dhe ish ministres së Jashtme pas asamblesë kombëtare ku u vendos largimi i saj nga forumet e partisë me propozim të kryeministrit Rama.
Spiropali nuk ishte e pranishme në mbledhje ndërsa deputetët Çuçi dhe Braçe abstenuan. Kjo vendimarrje sipas kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, ishte në përputhje me rregulloren e brendshme të grupit parlamentar.
“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në funksion kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Me largimin e Spiropalit, socialistët mbeten me 81 deputetë në parlament nga 83 që fituan në zgjedhjet e 2025.
Mazhoranca është e vendosur për të mos shtyrë afatin për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore përtej datës 30 nëntor.
“Data 30 do të jetë data e fundit. Dëshira jonë është të mos shkojmë kurrë në mënyrë të njëanshme. Ligji duhet të miratohet brenda 31 dhjetorit të këtij viti, është detyrim. Ligji i financimeve të partive politike do të votohet më 21 dhjetor”, tha Balla.
Jo vetëm identifikimin dhe votimin elektronik por mbështet edhe numërimin në qendrat e votimit.
“E mbështesim plotësisht identifikimin dhe votimin elektronik. Zgjidhja më e mirë do të ishte numërimi në qendrat e votimit”, tha Balla.
Me 25 nëntor, 2 ekspertët e komisionit të Venecias do të zhvillojnë takimet me përfaqësuesit e partive në Kuvendin e Shqipërisë ndaj Balla shpreson që rekomandimet e tyre të adresohen dhe depozitohen brenda afatit të përcaktuar.
/tvklan.al












Botërori 2026 