Një i moshuar është bërë pjesë e një skene të çuditshme në Gjermani. Ai është filmuar teksa vrapon lakuriq pas disa derrave të egër.

Arsyeja: Kafshët i kishin marrë çantën e laptopit. Me gjithë përpjekjet e të moshuarit, derrat janë më të shpejtë.

I gjithë incidenti është kthyer në një moment gazmor për të gjithë të pranishmit që kanë filluar të qeshin nga skena e krijuar.

Ngjarja ndodhi në liqenin Teufelsse, një zonë ku përdoret nga banorët në Berlin për t’u larë, por edhe për të marrë rreze dielli.

Personi që publikoi fotot tha se kishte marrë vetë miratimin e të moshuarit që të postonte imazhet. Ka disa qendra pranë liqeneve në Gjermani ku njerëzit lejohet të qëndrojnë nudo.

Ndërkohë Berlini është shumë i njohur për numrin e lartë të derrave të egër./tvklan.al