Rrëfimi i Edonës në “Shihemi në Gjyq” për jetën martesore bëhet edhe më tronditës. Gjatë kohës që jetonte në shtëpinë bashkëshortore në Korçë, ajo tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se s’ishte i lumtur. Vjehrri i kritikonte dhe ndalonte veshjet, burri u tregonte prindërve gjërat intime dhe vjehrra ankohej për gjithçka.

Pas lindjes së djalit, në vitin e dytë të martesës kur çifti po jetonte e punonte disa muaj në Greqi, Edona dëgjonte edhe vjehrrën që këshillonte të birin që të kishte lidhje paralele.

Edona: E ëma i thoshte “pse nuk zure dashnore?”

Eni Çobani: Ua!

Edona: Po, po “pse nuk zure dashnore” i thoshte e ëma!

Eni Çobani: Po pse duhet të zinte se s’e kuptoj?

Edona: Po i tregonte gjërat intime që bënte me gruan në shtëpi! I thoshte e ëma “pse nuk zure dashnore?”

Ardit Gjebrea: Po e ëma ku jetonte?

Edona: Në Shqipëri jetonte e ëma!

Eni Çobani: Ke jetuar vetëm me bashkëshortin atje?

Edona: Në Greqi kam jetuar vetëm me bashkëshortin.

Edona thotë se veç kësaj, i shoqi tentoi të përdhunonte një grua që vinte në shtëpinë e tyre.

Edona: Ishte një zonjë atje në Greqi…

Eni Çobani: Greke?

Bukurie: Jo, shqiptare!

Edona: Ne hynim e dilnim dhe ai niste ta ngacmonte atë!

Ardit Gjebrea: Në syrin tënd?

Edona: Edhe në syrin tim e ka ngacmuar se i thoshte fjalë nga më të rëndat!

Ardit Gjebrea: Po çfarë i thoshte?

Edona: Fjalë që…hajde të jemi më shumë se shokë, të jemi më shumë se të jap unë lekë ty.

Ardit Gjebrea: T’i jepte lekë?

Edona: Po! Donte ta kapte e ta përdhunonte, ajo doli më e zgjuar, doli shumë e zgjuar, është grua shumë e mirë dhe i tha të shoqit “donte të më kapte Gjergji!”/tvklan.al