Një vizitë e paparalajmëruar e shefit të inteligjencës amerikane në Moskë një ditë më parë ka ngritur pikëpyetje rreth arsyeve dhe qëllimit të saj. Vizita nuk u konfirmua zyrtarisht nga asnjë prej vendeve, por mediat prestigjioze raportuan se e kishin konfirmuar lajmin nga burime të besueshme.
Sipas Wall Street Journal, shefi i CIA-s John Ratcliffe mund të ketë udhëtuar pas informacioneve që inteligjenca amerikane ka marrë lidhur me një plan të Rusisë për mobilizim të gjerë ushtarak në Ukrainë dhe për testimin e vendosmërisë së NATO-s. Artikulli thekson se vizita u zhvillua mes përpjekjeve të SHBA-së për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin ndaj Iranit.
Aludimet janë se vizita mund të lidhet edhe me një armëpushim midis SHBA-së dhe Iranit dhe përfshirjen e Moskës në negociata.
Një tjetër qëllim i vizitës mund të jetë lirimi i të ndaluarve amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi.
Mediat amerikane kujtojnë se gjatë administratës së Joe Biden, drejtori i atëhershëm i CIA-s, William Burns, vizitoi Moskën në nëntor 2021, vetëm pak muaj përpara luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar Putinin të mos niste konfliktin.
Kjo ishte vizita e parë e shefit të inteligjencës amerikane në Moskë që nga ajo kohë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 