Stili i veshjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës ka ndryshuar në këtë fushatë elektorale. Në ekranin e emisionit “Opinion” në Tv Klan u shfaq një foto e tij ku shihet se është me atlete. Fevziu i solli në vëmendje se dikur e ka tallur Ramën  për këtë gjë, por Berisha nuk hezitoi të jepte një përgjigje pa ‘filtra’ që shkaktoi të qeshura në studio.

Blendi Fevziu: Ju u tallët me Ramën që shkonte atlete. Tani veshët vetë atlete. Nuk ju kisha parë ndonjëherë me atlete.

Sali Berisha: Mos krahaso të pakrahasueshmen. Nuk jam me kostum, jam casual. Jam zotëri.

Fatos Hakorja: Kush jua zgjodhi?

Sali Berisha: Kush i zgjedh…/tvklan.al