Finalja e Champions League do të jetë mes Paris Saint-Germain-Arsenal. Ekipi francez kampion në fuqi i turneut siguroi një vend në takimin e 30 majit në Budapest pasi barazoi 1-1 me Bayern në Mynih, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 5-4 të PSG.

Dembele realizoi pas 3 minutash lojë për Paris.

Pasuan përpjekjet e të zotëve të shtëpisë me Luis Diaz dhe Olise, por pa rezultat. Lojtarët e Bayern kërkuan të verdhën e dytë për Nuno Mendes për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Joao Neves.

Skuadra franceze iu afrua golit të dytë, por shumë më kërkuese ishte ajo gjermane. Harry Kane realizoi në minutat shtesë, por nuk kishte më kohë për të përmbysur rezultatin.

Të dy ekipet zhvilluan një sezon të shkëlqyer, por në fund duket se fitoi strategjia e Luis Enrique edhe falë përvojës së tij. Finalja e dytë radhazi është një motiv krenarie te Paris Saint Germain.

“Jemi në finalen e Champions League për të dytën herë radhazi dhe kjo dëshmon vlerën e skuadrës, të tifozëve dhe të klubit. Jemi shumë të lumtur”, tha trajneri i PSG, Luis Enrique.

“Urime kundërshtarit dhe për sa na përket ne, e kemi shijuar këtë sezon dhe do të bëjmë të pamundurën që të përmirësohemi për të ardhshmin”, tha trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany.

Festimet në Paris nuk kaluan pa probleme për shkak të përplasjeve me policinë ku pati të lënduar dhe të arrestuar.

TV Klan

/tvklan.al