Paris Saint Germain u kualifikua pa probleme në çerekfinalet e Kupës së Francës.

Fitorja 4 – 1 ndaj Sochaux kaloi më tej skuadrën kryeqytetase. Më i spikaturi ishte Di Maria me 3 gola të shënuar. Për Marseille ishte një shëtitje, pasi mundi thellë 9 – 0 ekipin e kategorisë së dytë Bourg-en-Bressee.

Surpriza e takimeve të zhvilluara të martën ishte suksesi 3 – 0 Les Herbies me Auxerre. Një fitore e papritur e skuadrës së kategorisë së tretë. Bayern Munchen ecën edhe në Kupën e Gjermanisë, duke siguruar gjysmëfinalet.

Ekipi i Jupp Heynckes kaloi Paderbornin pas fitores 6 – 0 në takimin e luajtur në fushë kundërshtare. Kupa e Gjermanisë është një tjetër objektiv i Bayern që është në garë për të gjithë aktivitetet. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Bayer Leverkusen që fitoi me rezultatin 4 – 2 takimin me Werder Bremen për të cilin u deshën edhe pjesët shtesë.

Tv Klan