Paris Sen Zhermen dhe Borusia Dortmund janë dy gjysmëfinalistet e para të Ligës së Kampioneve. Mbrëmja e së martës ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe emocione të forta për sportdashësit.

Në sfidën Barcelona-Paris Sen Zhermen, katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 12 me anë të Rafinjas. Por në minutën e 29-të ngelën me 10-të lojtarë, çka i dha epërsi francezëve që barazuan në pjesën e parë me Dembele dhe me fillimin e të dytës shënuan golin e avantazhit me Vitinja. Dy gola të shënuar më pas nga Mbape vulosën fitoren 4-1 të parizienëve.

Edhe dueli tjetër, Borusia-Atletiko ishte po me kaq emocione. Skuadra e Dortmundit shënoi 2 gola në pjesën e parë duke përmbysur disavantazhin e një goli nga sfida e parë në Madrid. Në pjesën e dytë spanjollët barazuan rezultatin, por gjermanët nuk janë dorëzuar.

Në minutat 71 e 74 Borusia shënoi dy herë duke marrë një kualifikim mëse të merituar. Tani Paris Sen Zhermen dhe Borusia Dormund do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në finalen e madhe.

Klan News