Paris Saint-Germain është gati që të bëjë çmenduri për yllin e Arsenalit, Bukayo Saka.

Parisienët e shikojnë 22-vjeçarin anglez si zëvendësuesin e Kylian Mbappe, i cili ka vendosur që të largohet nga klubi në përfundim të sezonit.

Në Spanjë kanë raportuar se kapiteni i Francës ka firmosur me Real Madridin, por akord zyrtar nuk ka.

Edhe pse PSG ka filluar që të ndjekë një politikë transferimi që synon të sjellë në “Park de Prince” talente franceze, Saka vlerësohet së tepërmi për aftësitë e tij në ofensivë.

Deri më tani, 22-vjeçari në 35 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 15 asiste, e konsiderohet si një nga lojtarët kyç të skuadrës së Mikel Artetës.

Por “topçinjtë” mund të vendosin që ta shesin për një shifër të tillë të lartë, madje sipas mediave angleze e kanë gjetur edhe zëvendësuesin, ai është sulmuesi i Athletik Bilbaos, Niko Uilliams.

21-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 27 takime të luajtura në këtë sezon, duke kontribuuar në ecurinë e baskëve.

Aftësia e Uilliams që të luajë në të dy krahët e ofensivës i pëlqen Artetës, ndërsa klauzola e shitjes është 50 mln euro, shifër jo problematike  për “Topçinjtë” nëse vendosin që të shesin Sakan te parisienët.

Klan News