Pëson disfatë 1-0 në fushën e Lens

Paris Saint-Germain e nisi me humbje sezonin e ri të kampionatit francez. Lens ia doli ta mundë 1-0, ndërsa kampionët e Francës në fuqi kishin mungesa për shkak të rasteve të Covid-19.

Paris Saint-Germain dominoi në qarkullimin e topit, por vendasit u shfaqën më shumë përballë portës së mbrojtur nga Marcin Bulka. Ishte pikërisht polaku zgjedhje e tretë nga portierët e parisienëve që bëri gabimin që solli golin.

Një rivënie e shkujdesur i dha mundësi Ganago të realizonte në të 57’ duke vendosur takimin. Rastet nuk munguan për të dy ekipet, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Paris Saint-Germain nuk humbiste një ndeshje në kampionat prej 1 Nëntorit të 2019. Sfida u zhvillua me një numër të kufizuar publiku për shkak të masave Covid-19, që lejojnë deri 5 mijë persona në një grumbullim.

Tv Klan