Pochettino pritet te marre drejtimin

Tomas Tuchel nuk do të jetë më trajner i PSG, klubi francez e njoftoi zyrtarisht këtë të martë. Sipas parizienëve, situata sportive e klubit është analizuar thellë dhe rezultatet e marra nuk i përkojnë pritshmërive. Thomas Tuchel mori drejtimin e PSG në Korrik 2018. Drejtoi skuadrën në 127 ndeshje në të gjitha kompeticionet me 95 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje, 342 gola të shënuar, 109 të pësuar.

Fitoi dy tituj kampion, kupën e Francës dhe kupën e ligës si dhe e çoi PSG për herë të parë në finalet e Champions League. Gjithsesi paraqitjet e fundit të skuadrës sollën ulje të ndjeshme të drejtuesve ndaj teknikut. Në Francë thuhet se ai humbi edhe peshën e tij si trajner përpara skuadrës. Pika që përmbysi gotën ishte deklarata e tij e disa ditëve më parë ku tha se në këtë klub nuk e ka ndjerë veten si trajner por si politikan, apo ministër sporti, duke aluduar se puna e tij në këtë klub nuk ishte thjeshtë në kontekstin sportiv.

Largimi i tij do ti kushtojë klubit në rëndimin e deficitit financiar. Tuchel paguhej afro 625,000 euro në muaj, plus bonuset. Për të shmangur betejat e gjata juridike PSG do të duhet të paguajë nga 5 deri në 7 milionë euro, për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin gjerman.

Në pole position për të marrë drejtimin e skuadrës është Mauricio Pochettino, ish-trajner i Tottenham.

Tv Klan