Administrata amerikane ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy në Nëntor 1963.
Kjo vjen pas një urdhri ekzekutiv nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi ai mori detyrën.
Më shumë se 1,100 skedarë që përmbajnë më shumë se 31,000 faqe u postuan në faqen e internetit të Arkivit Kombëtar të Regjistrimeve.
Trump thotë se do të hapen se më shumë se 80,000 faqe të reja. Autoritetet amerikane kishin publikuar më parë qindra mijëra dokumente për vrasjen e Kennedyt, por disa Kishin mbetur sekrete për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Gjithsesi ekspertet thanë se shumë nga dokumentet e nxjerra janë pjesërisht të redaktuara, dhe se disa nga dosjet kishin pasazhe të vështira për t’u lexuar sepse ishin të zbehura ose janë fotokopje të skanuara jo mirë.
Ish-presidenti Kennedy u qëllua nga Lee Harvey Oswald, një veteran marins, i cili kishte dezertuar në Bashkimin Sovjetik dhe më vonë ishte kthyer në Amerikë. Shumë besojnë se autori nuk ka vepruar i vetëm duke zgjatur çështjen dhe duke ngritur teori dhe dyshime se në këtë rast janë përfshirë agjentë të qeverisë, mafia dhe shumë personazhe të tjerë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
