Është publikuar traileri i filmit të shumëpërfolur “F1” , me protagonist aktorin e njohur Brad Pitt.

Traileri hapet me këngën legjendare të grupit Queen ‘We Will Rock You’ dhe  më pas ka sekuenca nga garat që zhvillohen. Pitt do të luajë rolin e një piloti veteran të quajtur Sonny Hayes, i cili po kthehet në rrjetin e “Formula 1” pas një mungese të gjatë për të ndihmuar një mikun e tij.

Xhirimet janë zhvilluar gjatë pushimeve ndërmjet garave të ndryshme të “Formula 1” dhe një rol të rëndësishëm në këtë film ka luajtur edhe piloti Luis Hamilton i cili aspiron që ky film të jetë projekti më i miri i realizuar ndonjëherë për garat e Formula 1. 

 Ai vetë ka është përfshirë në shumë aspekte të filmit, duke përfshirë edhe shkrimin e skenarit.

“F1” del në kinema  në qershor 2025.

Klan News