Christian Pulisic ka mohuar raportimet e fundit nga Italia, për një përplasje mes tij dhe trajnerit të Milanit, Sergio Conceicao.

“La Repubblica” raportoi se pas ndeshjes me Dinamo Zagreb, kishte pasur një përplasje mes trajnerit dhe sulmuesit, ndërsa u tha se amerikani ka kërkuar largimin.

Megjithatë, ishte vetë Pulisic, i cili në një reagim të bërë mohoi gjithçka. Futbollisti tha se nuk është asgjë e vërtetë, duke i konsideruar gënjeshtra.

“Nuk jam zënë asnjëherë me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Unë ndjehem mjaft mirë te Milani dhe dua të vazhdoj të vesh këtë fanellë. Është e papranueshme të lexoj këto gënjeshtra, por do të vazhdojmë të jemi të gjithë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe tifozët tanë”, shkruan Pulisic.

/tvklan.al