Lëvizje, ritëm, energji, fuqi, individualitet, rebelizëm, humor dhe shumë më tepër – kjo është shfaqja “Puls” që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit këtë fundjavë.

“Puls” do të shndërrojë skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në një arenë emocionesh dhe energjish, pasi triptiku ndërthur tre koreografi të ndryshme, secila me specifikat e saj.

Shfaqja nis me baletin “Falling Angels” nga koreografi më i njohur dhe më i rëndësishëm sot në botë, Jiri Kylian. Tetë balerinat e Teatrit të Operas dhe Baletit do të ekzekutojnë jo vetëm lëvizje perfekte mbi puante, por do të sjellin një koncept fantastik të gruas në Shqipëri.

Shfaqja e dytë vjen nga koreografi dhe drejtori artistik i trupës së baletit, Radian 40 Gradë, Edi Blloshmi, i cili do të sjellë një vepër 100% shqiptare.

Shfaqja e fundit sjell të tjera dinamika dhe balerinë të ndryshëm në skenë. Për 20 minuta, trupës së baletit do t’i duhet të tregojë përmes një performace tepër impenjative “Lojën e Trojës”.

Të shtunë dhe të dielë, në orën 20:30, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, me “Puls” do të zbresin koreografë të mirënjohur nga bota dhe vendi, duke sjellë shfaqje bashkëkohore që temat e aktualitetit dhe botës i kanë përkthyer në lëvizje.

Tv Klan

/tvklan.al