Robert Berisha ka folur së fundmi për jetën personale dhe projektet profesionale në një intervistë për emisionin “Prive by Liberta Spahiu”.

Këngëtari dhe moderatori ka rrëfyer disa nga përjetimet e verës së kaluar, duke bërë të ditur se kjo periudhë ka qenë mjaft e ngjeshur me angazhime të ndryshme.

Ndër momentet e veçanta që ka përmendur ishin edhe pushimet në Paris, ku udhëtoi me vajzën e tij, Renen, dhe ish-partneren Nora Istrefi. Roberti shpjegoi se ky udhëtim ishte një premtim që ia kishte dhënë së bijës, si shpërblim për përfundimin e klasës së pestë me rezultate të shkëlqyera.

Një pjesë tjetër e intervistës që tërhoqi interesin e publikut ishte ajo që kishte të bënte me jetën e tij sentimentale.

I pyetur nëse është në një lidhje, Berisha u përgjigj qartë, duke konfirmuar se aktualisht është beqar.

“Jam single dhe po dua të merrem me veten”, u shpreh ai.

Përveç kësaj, Roberti bëri të ditur se po punon për një projekt të ri televiziv, të cilin planifikon ta prezantojë para publikut gjatë vitit 2027.

Nga këto deklarata, duket se periudha e ardhshme do ta gjejë Berishën të përqendruar te vetja dhe te angazhimet e reja profesionale.

/tvklan.al