Shqiptarët dhe të huajt që nuk zgjedhin hotelet 

Nuk po pushojnë në hotele apo resorte. Shumë turistë në Vlorë zgjedhin ambiente të hapura. Në Radhimë jane shtuar kampingjet. Jo vetëm plazhistë vendas por edhe të huaj preferojnë t’i kalojnë kështu pushimet.

Nga Italia, Gjermania dhe Anglia kanë zbarkuar në bregdetin e Jonit me makinat e tyre. Zgjedhin të qëndrojnë jashtë hoteleve për t’u zbavitur më tepër, për më shumë aventurë.

Rradhima është një ndër zonat më të frekuentuara të Vlorës nga vendas dhe të huaj. Plazhi është i pastër dhe i sigurtë. Shumë të huaj që vijnë për herë të parë thonë se do ua rekomandojnë miqve të tyre këtë vend.

Plazhet e Vlorës këtë sezon turistik janë mbushur si asnjëherë. Bregdetit i jugut duket se i josh më shumë kryesisht ata që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Shifrat treguan një fluks të lartë në muajin Korrik. Dhe duket se po aq pushues do të ketë deri në përfundim të sezonit.

Tv Klan