Altin Ahmeti: “Siç kam parkuar zakonisht normal edhe herëve tjera sepse unë çdo vit vij në Shqipëri me pushime. Sapo piva një kafe nuk zgjati as 20 minuta, kur dola pashë policinë që po vinte një gjobë ishte duke shkruar. I thash çfarë është kjo, po më tregonte po të shkruajmë një gjobë se kjo është me para. Mirëpo unë nuk e kam ditur që është me para, ja ta dije ja ku janë shiritat e kaltër. Mirë u thash po ju këtu keni pasur debat, por ne nga Kosova si ta dimë që këto me ngjyra të kaltër duhet të paguash. Por policia nuk toleroi dhe më vuri gjobë 30 mijë lek të cilën u detyrova ta paguaj, e cila konsiderohet që është shumë e shtrenjtë dhe është shumë e keqe për turizmin detar, i cili është në zhvillimet e veta. Në Prishtinë ne e kishim 30 cent/orë, 30 ishte kjo zona e parë domethënë qendra, 20 cent ishte zona më periferike. Domethënë është absolutisht shumë, shumë tarifë e shtrenjtë.”/tvklan.al












Botërori 2026 